17 Janar 2017 - 16:42
Kryetari Ahmeti theksoi që deklarata e partive politike shqiptare është produkt i përbashkët nga platformat zgjedhore dhe shprehu mirënjohje për inkurajimin e sinqertë dhe konstruktiv të Tiranës dhe Prishtinës për këtë arritje vendore.
Sipas një komunikate të BDI-së, Ahmeti njoftoi ambasadorin Reka që po vijon konsultimet intensive me organet partiake, me intelektualë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe me komunitetin ndërkombëtar në baza ditore, transmeton Kosovapress.
Ahmeti theksoi insistimin e BDI-së mbi përcaktimet e veta për arsye se realizimi i tyre është përfitues për gjithë shoqërinë dhe paraqet përmbyllje të obligimeve normative nga Marrëveshja e Ohrit, si dhe zbatim të pritshmërive të partnerëve në BE dhe NATO.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...