Akuakultura organike, biznes që po lulëzon vitet e fundit në Shqipëri

17 Janar 2017 - 15:58      

Akuakultura biologjike ose organike një degë e re që po merr zhvillim vitet e fundit në vendin tone, shihet si një biznes mjaft fitim prurës jo vetëm për plotësimin e kërkesave të tregut vendas me produkte deti, por edhe për eksport.

Operatorët e sektorit thonë se rritja dinamike për prodhime deti “bio” është pasojë e shtimit të shpejtë të konsumit të prodhimeve të detit në vend, kjo falë zgjerimit të kulturës së ushqyerjes së konsumatorëve.

Kultivimi ose mbarështimi i organizmave ujore si peshq, molusqe, krustacetë dhe bimë ujore nëpërmjet përdorimit të teknologjive, synon rritjen e prodhimit në këtë sektori përtej kapaciteteve natyrore në mjedis.

Sipas eksperteve të fushës, akuakulturë biologjike/organike, është aktiviteti që karakterizohet nga reduktimi i ndikimeve negative në mjedis, mos përdorimi i hormoneve dhe OMGJ-ve, respektimi i dendësisë së kafshëve në rezervuar, përdorimi i ushqimeve organike etj.

Këto veçori, të cilat kontrollohen edhe nga inspektoret ushqimor, bëjnë dallimin me prodhimet e tjera të akuakulturës.

Rezervatet e ngritura për këtë qëllim janë kryesisht në zonat bregdetare të vendit, si Durrës, Lezhë, Shkodër, Vlorë dhe Sarandë. Me mundësi të mëdha edhe për eksport, ky biznes konsiderohet si një nga më potencialët në vend.

Ndërkohë që dhe ministria e Bujqësisë po shtron mbështetjen për këtë sektor me qëllim zhvillimin e tij edhe në perspektivë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...