Studenti shqiptar prezanton eksperiencat para Departamentit të Shtetit Amerikan

17 Janar 2017 - 15:44      

Deni Hoxha, 19 vjeçari nga Shqipëria, student në Amerikë ka ndarë eksperiencën e tij të studimeve, përpara stafit të Departamentit të Shtetit të hënën në Washington, DC.

Deni ishte një nga vetëm 4 studentë të përzgjedhur nga të gjitha Shtetet e Bashkuara, i cili foli rreth studimeve (arabisht) në Jordani gjatë verës, nëpërmjet programit NSLI-Y i financuar nga Departamenti i Shtetit.

Deni nuk është i panjohur për publikun pasi ai edhe drejtues i organizatës “Team Albanians” ku promovon vlerat dhe turizmin shqiptar jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe në botë.

Që prej 2015-ës, në faqen zyrtare të “Team Albanias” në twitter-in, shumica e ndjekësve janë shqiptare nga Amerika, Anglia, Franca dhe disa nga Shqipëria.

Në disa projekte ka bashkëpunuar edhe me Eliza Dushkun apo shqiptarë të tjerë me famë botërore.

I kontaktuar nga ATSH, Deni flet për eksperiencën e tij, ku gjatë verës së kaluar ai studio arabisht në Jordani, ku në kuadër të 10-vjetorit të programit NSLI-Y u organizua ky eveniment.

Ai e ka cilësuar të paharrueshme mundësinë që ju dha për të ndarë eksperiencën e tij.

“Unë nuk do ta harroj kurrë eksperiencën në NSLI-Y dhe mundësinë e jashtëzakonshme për të ndarë përvojën time para stafit të Departamentit të Shtetit Amerikan”.

Gjatë qëndrimit në Washington, Deni është takuar edhe me ambasadoren e Kosovës në Amerikë, Vlora Citaku.

Pas prezantimit te Departamenti i Shtetit, Deni u vlerësua për studimin në zyrat e American Councils ku u takua me presidentin e American Councils Dan E. Davidson, që e përgëzoi Denin për suksesin dhe e falënderoi për punën si përfaqësues i programit.
Deni synon që përmes organizatës së tij “Team Albanias” të mund të promovojë turizmin shqiptar në botë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...