Dardan Molliqaj sjell fakte që thotë se mohojnë pretendimet e policisë për e-mailin kërcënues [video]

17 Janar 2017 - 15:18      

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje Dardan Molliqaj ka publikuar një video në profilin e tij në Facebook me fakte që thotë se mohojnë pretendimet e policisë për e-mailin kërcënues që lidhet me sulmin mbi Kuvendin e Kosovës.

“Një nga "provat" në të cilat është thirrur policia, prokuroria dhe disa medie të afërta me pushtetin, ka qenë se gjoja e-maili kërcënues që merr përgjegjësinë për sulmin në Kuvend është dërguar nga lokacioni ku banon Frashër Krasniqi dhe nga IP adresa e tij, ose e atij lokacioni. Madje policia, siç do ta shihni në këtë video, deklaron publikisht që e-maili është dërguar "nga Frashër Krasniqi dhe Adea Batusha"”, shkruan Molliqaj, transmeton Koha.net.

Molliqaj me fakte të reja që thotë se dëshmon pafajësinë e aktivistëve të VV-së të akuzuar për terrorizëm

Ai më tutje shkruan se, “kjo është hedhur poshtë nga vetë dosja e prokurorisë. Aty thuhet qartë që e-mail adresa është dërguar nga Rruga B (pra ky nuk është lokacioni ku banon Frashër Krasniqi - Banesat e Tregtisë) si dhe që IP-të nga të cilat është dërguar e-maili janë të numrave të telefonit, abonentë të të cilëve janë Fatmir Tahiri dhe Mentor Krasniqi. Në anën tjetër, në kohën kur është dërguar e-maili, sipas vetë dosjes së prokurorisë, as Adea dhe as Frashëri nuk kanë qenë në vendin nga ku është dërguar ai email (Rruga B)”.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...