FSK-ja filloi aksionin për dhurimin e gjakut

17 Janar 2017 - 15:14      

Në mjediset e Ministrisë për Forcën e Sigurisë të Kosovës (MFSK), filloi sot aksioni humanitar për dhurimin e gjakut.

Aksioni është organizuar nga Departamenti për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak në bashkëpunim me Departamentin e Mjekësisë të MFSK-së, dhe po realizohet nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut (QKTGJK) dhe Kompania e Mjekësisë e FSK-së.

Ky aksion humanitar, ka disa vite që realizohet në FSK, gjatë dy fazave brenda vitit. Sipas menaxherit për marketing të QKTGJK-së, Fadil Mahmuti, interesimi i pjesëtarëve të FSK-së dhe stafit civil të Ministrisë së FSK-së, është i madh. Që në ditën e parë, këtij aksioni i janë përgjigjur mbi 30 pjesëtarë të MFSK-së.

FSK-ja, tashmë e ka bërë traditë organizimin e aksioneve humanitare për dhurimin e gjakut, me moton; një pikë gjak për shpëtimin e një jete, thotë dr. Xhevdet Tahiraj, drejtor i Departamentit të Mjekësisë në MFSK.

Aksioni humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, që nga dita e sotme, do të vazhdojë edhe për dy javë rresht në të gjitha kazermat e FSK-së. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...