17 Janar 2017 - 14:30
I pari që pretendoi të kishte dhënë urdhër për këtë ndalesë ishte presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili, në një prononcim për mediat, tha se kishte kërkuar nga drejtori i Policisë, Shpend Maxhuni, dhe nga ministri i Brendshëm, Skender Hyseni, që të mos lejojnë hyrjen e trenit serb.
Pretendimin e presidentit e konfirmoi edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, i cili, përmes një postimi në Facebook në natën kur treni serb nuk u lejua të hynte në Kosovë, tha se “institucionet e Kosovës, duke respektuar urdhrin e Presidentit Hashim Thaçi për ndalimin e hyrjes së trenit serb në Kosovë, treguan vendosmërinë për ruajtjen e sovranitetit shtetëror tonin”.
Por, Koha.net siguroi një dokument i cili dëshmonte se “urdhri” i ishte dhënë policisë nga ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, që është edhe përgjegjës për komunikacionin rrugor, hekurudhor e ajror në Republikën e Kosovës.
E në këtë valle nuk deshi të hyjë ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, i cili, në takimin e sotëm të Komisionit për Siguri, tha se nuk është ai që i jep urdhra policisë, sepse ato i jep drejtori i PK-së, Shpend Maxhuni, e jo ai.
“Mbledhja e Këshillit të Sigurisë është mbajtur shumë më vonë se që janë bërë do veprime tjera. Takimi i parë ka qenë në format, kryeministri, zv kryeministri Kuçi, ministri Hyseni, drejtori i policisë, drejtori i AKI-së dhe aty është marrë vendimi që treni të ndalet. Është marrë vendim. Nuk është dhënë urdhër. E them me plotë të drejtë, se urdhra jep drejtori i policisë. Nuk kam dhënë urdhër as unë. Ndërsa kam qenë në dhomën komanduese. Unë kërkoj nga policia që ta zbatoj ligjin. Por nuk e marrë as të drejtën e as guximin t’i jap urdhra policisë kur të ndërhyjë, sepse mund të gaboj se s’jam profesionist. Prandaj, them se ka pasur konsensus total nga të gjithë. Natyrisht se Presidenti, duke qenë figura dhe institucioni kryesor i vendit, ka qenë në kontakt të përhershëm dhe gjithë krerët e institucioneve janë informuar në baza minutore. Nuk do të bëhem pjesë e spekulimeve urdhër-q’urdhër. Sepse unë jam ministër i Brendshëm dhe në asnjë variant asnjëherë nuk do të jap urdhra”, tha ai.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...