Suedia, kontribuuese e rëndësishme për fuqizimin e FSK-së

17 Janar 2017 - 14:20      

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, ka pritur sot ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë, Henrik Nilsson, të cilët ranë dakord që të konkretizohet ideja për zyrtarizimin e marrëdhënieve me një marrëveshje dypalëshe e cila do të përcillej në vazhdimësi me planin e sinkronizuar të aktiviteteve të përbashkëta në të ardhmen ndërmjet dy forcave përkatëse.

Sipas njoftimit të MFSK-së, në takim u bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë, me theks te veçantë për bashkëpunimin e mirë ndërmjet Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Suedisë, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, në takim u bisedua edhe për ndihmën dhe mbështetjen që ka dhënë dhe po vazhdon të japë Mbretëria e Suedisë që nga kontributi i saj për sigurinë dhe paqen në Kosovë, pastaj ndihmën dhe mbështetjen e pakursyer në drejtim të ngritjes, zhvillimit dhe fuqizimit të institucioneve të shtetit.

“Ministri Demolli dhe ambasadori Nilsson biseduan edhe për bashkëpunimin e mirë ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Suedisë. Njëherësh, ministri Demolli e falënderoi ambasadorin suedez edhe për mbështetjen e pakursyer të Mbretërisë së tij gjatë ngritjes dhe konsolidimit të Qendrës së Trajnimit të FSK-së për Kërkim Shpëtim, ku një kontribut të çmuar kanë dhënë ekspertët e saj të fushës së kërkim-shpëtimit, si dhe ekspertët - këshilltarë në kuadër të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s për Ministrinë dhe FSK-në.

Ministri Demolli dhe ambasadori Nilsson, gjithashtu, ranë dakord që të konkretizohet ideja për zyrtarizimin e marrëdhënieve me një marrëveshje dypalëshe, e cila do të përcillej në vazhdimësi me planin e sinkronizuar të aktiviteteve të përbashkëta në të ardhmen ndërmjet dy ministrive dhe dy forcave përkatëse”, thuhet në komunikatën e MFSK-së. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...