Kosova tani synon rehabilitimin dhe riintegrimin e luftëtarëve të kthyer

17 Janar 2017 - 13:58      

Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, z. Skender Hyseni, priti në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, z. Jan Braathu, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin e mëtejmë midis dy institucioneve veçanërisht në fushën e parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm dhe trafikimit me qenie njerëzore.

Të dy bashkëbiseduesit ritheksuan dhe në bazë të vlerësimeve ndërkombëtare, se Kosova është një prej vendeve të rajonit që ka bërë më së shumti në parandalim të ekstremizmit të dhunshëm dhe se tani e tutje përveç masave në parandalim, institucionet e Kosovës po përqendrohen edhe në rehabilitimin dhe riintegrimin e luftëtarëve të kthyer, transmeton Koha.net.

Ndërkaq, sa i përket masave kundër trafikimit me qenie njerëzore, u vlerësua se në linjë me raportin e fundit të Departamentit të Shtetit, institucionet e Kosovës mund të bëjnë edhe më shumë që në raportin e ardhshëm të radhiten edhe më mirë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...