17 Janar 2017 - 13:55
Në shënimin simbolik të këtij përvjetori, morën pjesë kryeministrit i Republikës se Kosovës, Isa Mustafa, zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi, ministri i Financave, Avdullah Hoti, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hikmete Bajrami, si dhe palët e interesit dhe donatorët.
Kryeministri Mustafa, duke uruar 17 vjetorin e themelimit, tha se ATK është një prej institucioneve më të rëndësishëm në Kosovë, transmeton KP.
“ATK ka dhënë një kontribut të veçantë i cili është avancim me përkushtim për objektivat e Qeverisë, duke eliminuar evazionin fiskal dhe krijimin e kushteve të barabarta në treg. Ka rritje të të hyrave për çdo vit nga ATK ku po lufton evazionin fiskal edhe në veri", tha kryeministri Mustafa.
Drejtori i ATK, Sakip Imeri duke treguar për rrugëtimin e ATK për 17 vjet, tha se prioritet i tyre mbetet lufta ndaj ekonomisë së zezë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...