17 Janar 2017 - 12:40
Bajrami me këtë rast tha se ndjehet mirë që Ministria e Arsimit në bashkëpunim me organizatat partnere po ndan bursa për komunitetet.
“Me këtë ne po krijojmë mundësi që të rinjtë e këtyre komuniteteve të arsimohen dhe edukohen, të ndërtojnë karrierë profesionale dhe të krijojnë perspektivë për jetën e tyre në të ardhmen”, tha Bajrami, transmeton Koha.net.
Ai ka thënë se është shumë me rëndësi që të investohet në edukim, ndërsa theksoi se personalisht ka qenë i angazhuar në fushatën për vetëdijesimin e fëmijëve dhe prindërve të komunitetit RAE për nevojën dhe rëndësinë e edukimit.
“MAShT do të vazhdojë të mbështesë edukimin dhe arsimimin e komuniteteve dhe se këta të rinj që sot po marrin bursa, mbase një ditë do të jenë edhe liderë që përfaqësojnë në mënyrë të denjë komunitetin e tyre”, ka thënë Bajrami.
“Diversiteti është vlerë e veçantë për vendin tonë, për Kosovën evropiane, demokratike e cila nuk sheh nga e kaluara, por ndërton të ardhme për të gjithë”, tha në fund Bajrami.
Libor Chlad, nga Zyra e Bashkimit Evropian , ndër tjera tha se është jashtëzakonisht me rëndësi që të ofrohet mundësi për arsimimin e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë dhe se në këtë aspekt Ministria e Arsimit do ta ketë mbështetjen e vazhdueshme nga Bashkimi Evropian.
Të pranishmit me një fjalë rasti i ka përshëndetur edhe Patrick Etienne, nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim ne Kosove, si dhe përfaqësuesi i “Roma Education fund” Erxhan Galushi, që njëherësh janë donatorë të projektit të bursave.
Projekti për ndarjen e bursave , nxënësve dhe studentëve të komuniteteve , zyrtarisht ka filluar të implementohet më 1 prill 2016, si rezultat i fondeve të IPA II 2014, dhe do të zgjasë për tri vite.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...