17 Janar 2017 - 12:32
“Ashtu siç Bashkimi Evropian është ndërtuar mbi vlerat e dinjitetit njerëzor, lirisë, demokracisë, barazisë, sundimit të ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtat e pakicave, po ashtu, ato janë vlera të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj duke i promovuar, fuqizuar dhe sendërtuar ato”, theksoi Hoxha.
Ministrja theksoi rëndësinë dhe gatishmërinë e bashkëpunimi midis BE-së dhe Kosovës me qëllim të forcimit të pavarësinë, paanshmërinë, llogaridhënien dhe efikasitetin e gjyqësorit në funksion të fuqizimit të sundimit të ligjit.
Më tej, ajo përmendi progresin që ka shënuar Kosova deri më tani në luftën kundër krimit, duke theksuar se kjo luftë është prioritet i Republikës së Kosovës si e vetmja rrugë drejt integrimit në strukturat evropiane.
Ndër të tjera, ministrja Hoxha theksoi edhe rëndësinë që ka sundimi efektiv i ligjit për ambientin e të bërit biznes duke krijuar siguri më të madhe juridike për biznese vendore si dhe investitorët e huaj.
Në fund, ministrja Dhurata Hoxha ritheksoi gatishmërinë e Kosovës dhe popullit të saj për t'u bërë pjesë e BE-së, vlerat dhe parimet e të cilës tashmë janë pjesë e shtetit dhe shoqërisë kosovare.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...