Berisha i Nismës, Hysenit: Asgjë s’keni bërë në veri, vetëm keni respektuar ligjin dhe Kushtetutën

17 Janar 2017 - 12:14      

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, ka reaguar ndaj raportimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni në Komisionin për Siguri, anëtar i së cilit është edhe Berisha.

Duke ia përmendur Hysenit atë që deklaroi se kanë pasur frikë për Policinë për shkak të një objekti të braktisur dhe territ që kishte rënë, Berisha tha se kjo nënkupton se në atë pjesë të vendit veprojnë struktura kriminale parapolitike dhe ushtarake.

“Ministër ju jeni person politik dhe keni qasjen tuaj. Qesharake ka qenë gara se kush e ndaloi trenin, asgjë s’keni bërë më shumë se sa që keni respektuar ligjin dhe Kushtetutën. Por kjo nuk është hera e parë sepse ndërhyrje të Serbisë ka tash e sa vjet si rezultat i politikës së gabuar”, tha Berisha, raporton KP.

Deputeti Berisha tha se krejt kjo vjen si pasojë e bisedimeve në Bruksel ku sipas tij pala kosovare ka lëshuar pe dhe ka rrezikuar sovranitetin e shtetit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...