Thaçi kujton Kadri Zekën e Jusuf e Bardhosh Gërvallën

17 Janar 2017 - 12:03      

Në 35 vjetorin e vrasjes së tre veprimtarëve të shquar të lëvizjes sonë kombëtare, Kadri Zekës dhe Jusuf e Bardhosh Gërvallës, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar me ata përmes një statusi në Facebook.

Thaçi ka thënë se Kadriu dhe vëllezërit Gërvalla ishin intelektualë të kohës moderne të paluhatshëm në përpjekjet e tyre për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve.

“Do t’i kujtojmë gjithmonë, sepse me kontributin e shquar dhe veprimtarinë e pandalshme hynë në historinë e ndritur të Kosovës”, u shpreh Thaçi, raporton Koha.net. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...