Foto: Koha

Aksioni i Policisë për ndaljen e trenit lavdërohet nga pozita e opozita

17 Janar 2017 - 11:50      

Për situatën e sigurisë në vend pas ngjarjes me trenin serb i cili u pengua që të hyjë në Kosovë, në Komisionin për Siguri dhe Punë të Brendshme dhe Mbikëqyrje të FSK-së ka raportuar ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni.

Ai para anëtarëve të Komisionit tha se MPB ka qenë në koordinim të përditshëm me policinë për veprimet që do të evitonin ndonjë incident në një situatë të paqartë.

Hyseni tha se për këto veprime nuk është vepruar ad- hoc qysh pretendohet të paraqitet. Përkundrazi, sipas tij, ka pasur takime të shumta.

“Është një provokim i rëndë me slogane urrejtje dhe konfliktnxitëse, me slogane që mund të shkaktonin incidente. Ka qenë bashkëdyzim i veprimeve në rastin diplomatik që Beogradi të bindet që mos të provokojë. E gjithë kjo është shoqëruar me përgatitje të detajuara me opsione se si parandalohet hyrja e trenit në mënyrën më të shëndetshme të mundshme. Policia e ka kryer punën në mënyrë të shkëlqyer”, tha Hyseni, raporton KP.

Ministri i Punëve të Brendshme tha se natyrisht që planet e policisë s’kanë mundur të zbulohen paraprakisht sepse dërgimi më herët i Policisë atje do të ngjallte reagime të tjera.

“Sepse në atë pjesë ku pritej të hynte treni kishim frikë nga një objekt i braktisur, i errësuar. Ishte kohë dimri dhe errësirë e plotë... është mirë që ka përfunduar pa incidente. Deri në ora 10.55 ne i kemi mbajtur policët atje që mos të zihemi befasisht”, tha Hyseni.

Ai u bëri thirrje të gjithëve që të jenë të vëmendshëm në këtë periudhë që sipas Hysenit janë 3 apo 4 muaj shumë të ndjeshëm që mund të prodhojnë situata të ndryshme.

Kryetari i Komisionit për Siguri, Daut Haradinaj ka përgëzuar Hysenin për veprimet e fundit në veri.

Përgëzime për veprimet e Policisë dhe Qeverisë për ndaljen e trenit që të hyjë në Kosovë ka dhënë edhe deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, sikurse edhe nga deputetët tjerë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...