
17 Janar 2017 - 11:02
IHMK, në njoftimin për media, thotë se bazuar në matjet e fundit, nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit, është vërejtur së gjatë ditëve të fundit nuk janë paraqite tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10.
“Vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50ug/m3, ndërsa gjatë këtyre ditëve vlera maksimale e mesatares ditore është shënuar më date 16.01.2017 e cila ka arritur në vlerën 47.3µg/m3”, thotë IHMK, raporton Koha.net.
Për më shumë, shih grafikonin në vazhdim:
Ndërsa, sipas IHMK-së, përqendrime të larta janë paraqitur me ndotësin PM2.5 i cili ka arritur vlerën maksimale të mesatares ditore po të njëjtën ditë dhe në të njëjtin lokacion, nga ku arrin vlerën në 41.2µg/m3.
Shënim: # Vlerësimi i përqendrimit të grimcave PM 2.5 në përputhshmëri me standardet e cilësisë të ajrit bëhet duke u bazuar në vlerën vjetore.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...