
17 Janar 2017 - 08:13
Në përpjekje për të përmirësuar perspektivat e arsimit, projekti i financuar nga BE-ja “Mbështetja e BE-së për zbatimin e fazës së dytë të strategjisë për komunitetin rom, ashkali dhe egjiptian” (EU-SIMRAES II) në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ndajnë 200 bursa për studentët e nivelit sekondar të këtyre komuniteteve, transmeton KP.
Aktiviteti është pjesë e një projekti më të gjerë, i cili ndër të tjera përfshin mbështetjen për edukimin fillestar dhe organizatat e shoqërisë civile të cilat punojnë në këtë sektor. Ngjarja shënon përpjekjet më të gjera të MASHT-it dhe donatorëve me qëllim të përmirësimit të jetesës dhe perspektivave për të ardhmen të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...