Foto: Koha / arkiv

Ashton vjen në Kosovë, dekorohet nga Thaçi

17 Janar 2017 - 08:05      

Ish-përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, fillon vizitën disaditore në Kosovë, me ftesë të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Gjatë qëndrimit të saj në Prishtinë, Ashton pritet të takohet me Thaçin dhe me përfaqësues të Qeverisë së Kosovës dhe shoqërisë civile.

Por, përveç takimeve, ajo do të dekorohet nga Thaçi edhe me Medaljen Presidenciale të Meritave.

Zyra e Informimit e presidenti Thaçi ka konfirmuar për KosovaPress se Ashton do të dekorohet për kontributin e saj në dialogun për normalizim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për përafrim të Ballkanit me BE-në.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, udhëhoqi procesin e normalizimit për një kohë të gjatë.

Ajo kishte deklaruar se ndër sukseset më të mëdha të saj ishte arritja e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në vitin 2013. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...