Isufi: Treni kishte për qëllim riokupimin e Kosovës

17 Janar 2017 - 07:21      

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka thënë se nisja e trenit nga Beogradi në drejtim të Mitrovicës ka pasur për qëllim ndërhyrjen dhe riokupimin e Kosovës.

Isufi ka theksuar se ishte detyrë e institucioneve dhe Policisë që të ndalej treni, shkruan sot Koha Ditore.

“Por këtë gjendje nuk është dashur me pru deri këtu. E falënderojmë Policinë e Kosovës, e cila përbëhet nga efektiva jashtëzakonisht të përgatitura mirë dhe nuk lejuan serbët që të hyjnë në Kosovë me atë tren”, ka thënë Ahmet Isufi në Podujevë, gjatë ceremonisë së aderimit të 113 anëtarëve të rinj në këtë parti.

“Detyrë e institucioneve ashtu siç ishte edhe detyrë e Policisë për ta ndalur trenin është edhe ta rrëzojnë murin në Mitrovicë, ngase ndërtimi i tij nuk është dashur të lejohej fare. Një javë ditë është punuar aty, e qeveritarët nuk e paskan ditur se çfarë po ndodhte aty, në territorin e vet. Përfundimisht Qeveria e Kosovës duhet të tërhiqet nga dialogu. Të mos shkojë në dialog pa u plotësuar disa nga kushtet që i obligohet Serbia Kosovës”.

Isufi ka folur edhe për liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ishte ndalur më 4 janar të këtij viti nga autoritetet e sigurisë franceze, mbi bazën e një fletarrestimi të lëshuar nga Serbia. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...