Qehaja e quan për keqardhje mobilizimin e vonshëm për ndaljen e trenit

16 Janar 2017 - 23:43      

Sipas Florian Qehajës, autoritetet kosovare treguan pasiguri në rastin e ndalimit të hyrjes në Kosovë të trenit serb me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Në Interaktiv të KTV-së, Qehaja ka deklaruar se autoritetet kosovare duhet të mësohen me provokimet nga serbët dhe të mobilizohen më herët për raste të tilla.

“Procesi është më me rëndësi se rezultati final. Rezultati final ishte mirë - u dërgua njësia speciale, por procesi është për keqardhje. U veprua me inercion, u arrit një pasiguri te qytetarët, një mllef, një mobilizim qytetar se ‘çka po ndodh me ne’. Një mobilizim i vonshëm i disa akterëve në qeveri. Siç po duket, mbi të gjitha u desh një sinjal nga ndërkombëtarët që në fund të mobilizohemi. Duhet të dihet më herët që këto plane janë të përhershme dhe se kjo ishte vetëm një episod”, ka deklaruar ai.

Eksperti i sigurisë po ashtu ka thënë se deklaratat e liderëve serbë pas ndalimit të trenit që kërcënonin me dërgimin e ushtrisë në veri, janë deklarata politike për vota brenda Serbisë, por nxitëse jashtë vendit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...