17 Janar 2017 - 07:02
Sipas “Indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit (IHÇK)”, për muajin dhjetor të vitit 2016, indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend është më i lartë për 0.4 për qind në muajin dhjetor 2016, krahasuar me muajin nëntor 2016, shkruan sot Koha Ditore.
Ndërkohë që shkalla e inflacionit e matur në muajin dhjetor 2016 me muajin dhjetor 2015 është 1.3 për qind. Këto të dhëna tregojnë se shkalla mesatare vjetore e inflacionit në vitin 2016 ishte 0.3%.
Përfaqësues të konsumatorëve këtë ngritje e kanë quajtur të papranueshme dhe kanë kërkuar nga Qeveria që të mbikëqyrë dhe kontrollojë çmimet, ndërkohë që ministrja e Tregtisë dhe e Industrisë, Hykmete Bajrami, ka thënë se Kosova me Kushtetutë është ekonomi e lirë e tregut dhe se shteti nuk ka asnjë mekanizëm për të kontrolluar këtë ngritje të çmimeve.
Kryetari i organizatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, ka thënë se shtrenjtimet e të gjitha natyrave dhe të të gjitha përmasave kanë ndikim në mirëqenien sociale të qytetarit konsumator, i cili, siç ka thënë ai, është edhe taksapagues kryesor i buxhetit nga i cili pret një masë kthyese. Kjo masë kthyese sipas tij, qytetarëve nuk u kthehet për shkak të disbalancës së çmimeve.
Edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka thënë se është i shqetësuar me rezultatet e raportit të ASK-së për rritjen e çmimeve. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...