Forenzika: Nuk u gjetën prova se sulmi në Kuvend është kryer nga aktivistët e VV-së

17 Janar 2017 - 06:37      

Asnjë prej pajisjeve elektronike, të cilat janë sekuestruar nga aktivistët e “Vetëvendosjes” dhe i janë nënshtruar ekspertizës nga Agjencia Kosovare e Forenzikës, nuk ka rezultuar me ndonjë gjetje apo provë që do t`i bënte përgjegjës për sulmin te Kuvendi i Kosovës.

Gjetjet nga ekspertiza janë prezantuar të hënën nga sekretari i VV-së, Dardan Molliqaj, shkruan sot Koha Ditore.

Publikimi i saj u bë një ditë pasi u prezantua ekspertiza tjetër, e cila konstatoi se ADN-ja e aktivistëve, të cilët tashmë po akuzohen për terrorizëm, nuk përputhet me ADN-në e gjetur në motorin me të cilin dyshohet se është kryer sulmi.

Të dy ekspertizat janë nxjerrë me kërkesë të prokurorisë, para se të ngrihet aktakuza në dhjetor të vitit të kaluar.

Ekspertizat, por edhe të tjera dokumente që janë paralajmëruar se do të publikohen ditëve në vijim, nga VV-ja janë konsideruar fakte të mjaftueshme për të dëshmuar se ky rast është montuar dhe ka prapavijë politike.

Në anën tjetër, prokuroria ka thënë se i kanë pasur për bazë dhe i kanë analizuar ekspertizat para se të ngritin aktakuzë. Mirëpo, sipas tyre, aktakuza është bazuar në prova të tjera, të cilat i ka konsideruar relevante dhe të mjaftueshme për të ngritur aktakuzë. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...