Deklarata e ditës: NATO thotë se ROSU s’ka nevojë për leje për të shkuar në veri

16 Janar 2017 - 23:25      

Kolumnisti i Kohës Ditore e drejtori i Riinvestit, Lumir Abdixhiku, e ka cilësuar si deklaratë të ditës atë që NATO e tha se forcat speciale të Policisë së Kosovës nuk kanë nevojë për leje për të shkuar në veri të vendit.

Madje, NATO tha se KFOR-i është në Kosovë për të ndihmuar në rast se ka nevojë.

“Deklarata më inkurajuese e ditës, ajo e NATO-s si përgjigje ndaj kërcënimit për luftë të Nikolicit: ‘Forcat e ROSU nuk kanë nevojë për lejen tonë për të shkuar në Veri. Po qe nevoja, jemi të gatshëm të intervenojmë në mbështetje të tyre’. Përballë agresionit të Serbisë e Rusisë, mbështetja e NATO-s është e pazëvendësueshme. Bashkë me këtë, është koha e fundit për të bërë ushtrinë tonë”, ka thënë Abdixhiku.

Lexo edhe: NATO i përgjigjet Serbisë: KFOR-i i gatshëm ta mbrojë Kosovën, nëse duhet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...