16 Janar 2017 - 23:11
Kjo për shkak të shumës së vogël për auditorët. Kështu ka deklaruar kryetari i Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Faton Topalli në një intervistë për emisionin “Ekonomia me Erëzën”.
Topalli thotë se sikur të kishte dashur mazhoranca ta rriste buxhetin dhe ta zgjidhte këtë çështje, do të mund ta kishte bërë para 4 vjetësh.
Ai shton se për 2017 është dyfishuar shuma për zgjedhjen e auditorit nga 60 deri në 120 mijë euro.
“Më është njoftuar se është dyfishuar shuma për zgjedhjen e auditorit, nga 60 në 120 mijë euro dhe konsiderojmë që kjo shumë do të jetë e mjaftueshme të bëjmë auditimin. Por, deri më tani më shumë është provuar që të fshehën financat, se sa të publikohen”, deklaroi Topalli.
Artan Demhasaj nga “Çohu” thotë se nëse edhe këtë vit Kuvendi dështon në përzgjedhjen e një auditori për financa të partive politike, atëherë nuk din se çka i ka mbetur në këtë vend.
“Këtu nuk po mbetet as një fije transparence, pasi këto parti janë shpenzues të milionave “, u shpreh Demhasaj.
Financimi transparent i partive politike së fundi është bërë kërkesë edhe e Bashkimit Evropian duke përsëritur në Raportet e progresit që publikon Komisioni Evropian, ku thuhet se transparenca e financimit të partive politike është esenciale të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...