Mogherini me një mesazh të qartë për Serbinë e Kosovën

16 Janar 2017 - 21:20      

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, ka kërkuar që Kosova dhe Serbia “ta evitojnë përshkallëzimin”, pas tensioneve që janë shkaktuar me trenin e nisur të shtunën nga Beogradi për një pjesën veriore të Kosovës.

“Mesazhi im për palët ishte që të evitohet përshkallëzimi, që të përpiqen të përmbahen nga aktet dhe retorika dhe të përpiqen të shohin angazhim të përbashkët nëpërmjet dialogut, si diçka që u ndihmon të dy palëve – jo domosdoshmërisht shumë për institucionet e të dy vendeve, por për të dy popujt – pasi hapat që ne i kemi marrë me Beogradin dhe Prishtinën, vitin e kaluar, janë disi historikë”, tha sot Federica Mogherini, në konferencën për media në Bruksel, transmeton rel.

Më tutje, ajo ka theksuar se “ne ia dolëm të lëvizim shumë larg për perspektivën në BE për gjithë rajonin, pasi arritëm ta ndërtojmë dialogun pozitiv ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.

Në këtë kuadër ajo tha se sheh “te të dy palët përkushtim për vazhdim të dialogut”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...