Foto: Koha / ilustrim

“Së shpejti hapet konkursi për specializantët protestues” [video]

16 Janar 2017 - 21:34      

Dhjetëra mjekë specialistë, të cilëve u ka skaduar kontrata tremujore e punës më 14 janar, kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës më 12 të këtij muaji.

Ata kanë kërkuar që të bëhet zgjidhje në mënyrë që të mos mbeten pa punë meqë buxheti është ndarë për 200 mjekë specialistë.

Protestuesit ishin pritur në takim nga zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, i cili u pati thënë se buxheti është i ndarë dhe problemi tash mbetet vetëm te Ministria e Shëndetësisë se kur do të shpall konkursin, raporton Koha.net.

Ndërkaq, për këtë çështje ka folur vetë ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, i cili theksoi se ky konkurs do të shpallet shumë shpejtë.

“Sa i përket specialistëve që po protestojnë, ne shumë shpejt do të shpallim konkursin. Ata që plotësojnë kushtet do të punësohen”, ka thënë Rrahmani, ndërsa ka deklaruar në njëfarë mënyre se këto protesta janë të palogjikshme, pasi që, siç deklaroi ai, “sikur të protestojnë të gjithë ekonomistët dhe juristët, çka do të ndodhte në Kosovë”.  


“Së shpejti hapet konkursi për specializantët... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...