16 Janar 2017 - 20:46
Por, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, të datës 23 dhjetor të vitit që sapo lamë pas, u mor vendimi që mbledhja e premiumeve të shtyhet për në korrik të këtij viti.
Aso kohe, ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, i pati thënë KTV-së se vendimi është marrë nga Qeveria për të eliminuar shqetësimet e ngritura nga partnerët ndërkombëtarë dhe ata vendorë, raporton Koha.net.
LEXOJENI EDHE KËTË
Ndërkaq, në një intervistë për emisionin “Puls” të KTV-së, Rrahmani thotë se janë ngritur dilema nga Sindikatat, shoqëria civile dhe Odat e ndryshme për sigurimet shëndetësore.
Sipas tij, fillimi i mbledhjes së premiumeve nuk do t’i kënaq të gjithë.
“Këtë vit do të fillojmë, edhe pse jemi vonuar. Duhet të dihet se fillimi i implementimit të sigurimeve shëndetësore nënkupton fillimin e zhvillimit të fondit për sigurime shëndetësore dhe do të duhen disa vite që ky fond të konsolidohet”, ka potencuar ai.
Vendimin për shtyrjen e nisjes së mbledhjes së premiumeve e pati përshëndetur Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, e cila më herët kishte kërkuar pezullimin e këtij procesi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...