
16 Janar 2017 - 20:23
Në një bisedë në emisionin “Puls” të KTV-së, Rrahmani thotë se gjendja në shëndetësi nuk është shumë e mirë, por ka përmirësime duke filluar nga lista esenciale e barnave.
Ministri i Shëndetësisë thotë më tej se buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë është 170 milionë, kurse nevojat për shëndetësi janë dyfishi i këtij buxheti “por mendoj se këtë buxhet e kemi menaxhuar ashtu siç duhet”.
“Stafi i MSH-së, siç janë Agjencia për Financimin e Shëndetësisë, nuk janë efikas dhe produktivë e që do të duhej të merren me sigurimet shëndetësore... nuk e kanë kryer punën si duhet. Këtë staf e kam vlerësuar jo mirë, po ashtu nuk jam i kënaqur as me punën e inspektoratit të MSH-së dhe i kam vlerësuar jo mirë. Këto janë vërejtjet e fundit që nuk do të tolerojmë jorezultate nga disa departamente”, tha ministri Rrahmani, raporton Koha.net.
Sa i përket stafit politik në MSh, ministri tha se “njerëzit kanë hyrë në politikë për të realizuar interesat e grupit por edhe interesat personale”.
“Edhe në stafin tim e kam vërejtur këtë, por i kam anashkaluar dhe po merrem me projekte të mëdha që janë në të mirën e vendit”, potencoi ai.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...