Universiteti i Prizrenit e ai i Sarajevës lidhin marrëveshje bashkëpunimi

16 Janar 2017 - 19:50      

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Sarajevës.

Marrëveshja akademike është nënshkruar të hënën në mes rektorëve respektivë, Ramë Vataj e Rifat Skrijelj. Udhëheqësit e të dy universiteteve e vlerësuan lartë arritjen e kësaj marrëveshje akademike.

“Në bazë të marrëveshjes, bashkëpunimi do të zbatohet përmes rrjetëzimit dhe shkëmbimit reciprok të mësimdhënësve, personelit të kërkimit, studentëve dhe stafit tjetër për ligjërata, vizita dhe shkëmbimin e përvojave; Pjesëmarrjen e përbashkët dhe aplikimin për fonde të caktuara për arsimin, kërkimin dhe aktivitetet artistike; aktivitete të përbashkëta arsimore, trajnuese ose kërkimore; organizimin e përbashkët të konferencave, simpoziumeve, kongreseve, seminareve, kurseve, shkollave verore, seminareve dhe formave të tjera të bashkëpunimit me interes të përbashkët; shkëmbimin e literaturës profesionale, teksteve mësimore dhe publikimeve të tjera universitare; shkëmbimin e informacionit në fushat me interes për të dy palët; organizimin e programeve të përbashkëta të studimit dhe aktivitete të tjera me interes të përbashkët”, thuhet në njoftimin për media të UPZ-së.

Rektori Vataj me këtë rast theksoi se kjo marrëveshje është e një rëndësie të veçantë pasi që në UPZ krahas gjuhës shqipe studimet organizohen në disa drejtime edhe në gjuhën boshnjake dhe studentët nga ky komunitet por edhe të gjithë studentët e tjerë do të kenë mundësi të vijojnë studimet në nivele të ndryshme në Universitetin e Sarajevës. Ai shtoi se bashkëpunimi do të jetë i gjithanshëm më këtë universitet dhe e falënderoi Rektorin Skrijelj për gatishmërinë e treguar për të bashkëpunuar me UPZ-në në fushat akademike.

Ndërkaq edhe Rektori i Universitetit të Sarajevës, Prof. Dr. Rifat Skrijelj e vlerësoi lartë arritjen e kësaj marrëveshje duke theksuar se ata do të jenë të hapur për bashkëpunim në të gjitha fushat akademike të interesit të ndërsjellë dhe duke shprehë gatishmërinë që studentët boshnjak në UPZ por edhe të përkatësive të tjera do t’i kenë dyert hapur në US për vijimin e studimeve Master ose në nivel të Doktoraturës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...