
16 Janar 2017 - 19:34
Presidenti Thaçi thotë se treni kishe për qëllim “provokimin” e kosovarëve në mënyrë që të krijohet një pretekst që Serbia të intervenojë ushtarakisht dhe të aneksojë zonat veriore të Kosovës, vend ku jetojnë rreth 50 mijë serbë që refuzojnë të pranojnë pavarësinë e vendit dhe dëshirojnë të qeverisen nga Beogradi.
“Qëllimi i Serbisë është që ta përdorë këtë tren, që i është dhuruar nga Rusia, që pari që të ndihmojë në shkëputjen e pjesës veriore të Kosovës dhe më pas... t’ia bashkëngjis atë Serbisë. Është modeli i Krimesë”, ka thënë Thaçi në këtë intervistë, transmeton Koha.net.
Ai po i referohej gadishullit Krimea të Ukrainës, vend i flotës ruse në Detin e Zi dhe i populluar kryesisht me rusë etnikë të cilët pas rënies së Bashkimit Sovjetik më 1991 vazhduan të ndiejnë besnikërinë ndaj Moskës më shumë sesa ndaj qeverisë së porsaformuar të pavarur të Kievit.
Pas bisedimeve me krerët e ushtrisë serbe dhe me shefat e sigurisë shtetërore në Beograd të dielën, presidenti serb, Tomislav Nikoliq kërcënoi me dërgim të ushtrisë sërish në Kosovë.
“Nëse po i vrasin serbët, atëherë ne do ta dërgojmë ushtrinë, të gjithë ne do të shkojmë, do të shkoj edhe unë dhe kjo nuk do të ishte hera ime e parë”, tha Nikoliq, i cili është ish-anëtar i Partisë ultranacionaliste Radikale Serbe dhe në vitet e 1990-ta kishte luftuar përkrah paramilitarëve serbë në Kroaci.
Duke iu kundërpërgjigjur reagimeve të Nikoliqit, Thaçi tha se çdo tentim i Serbisë për të aneksuar veriun e Kosovës do të ndizte “një reagim zinxhiror përgjatë gjithë Ballkanit Perëndimor”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...