Shtohen shqetësimet për kontrabandën gjedheve nga Serbia [video]

16 Janar 2017 - 20:25      

Çdo të hënë kjo rrugë që të çon në vendin e quajtur Corrovodë dhe që ndan Kosovën me Serbinë, shfrytëzohet për kontrabandim të gjedheve.

Nga pranvera e deri në fillim të dimrit rruga është në shfrytëzim të kontrabandistëve.

Një fakt i tillë po përcillet që një kohë nga disa banorë të komunës së Istogut, raporton KTV.

Shefki Shatri ka 30 vjet që nuk jeton në Kosovë dhe këtu është vetëm për pushime. Por, ai është i shqetësuar kur shesh se si futet mishi në Kosovë dhe nuk merr masa askush nga organet e rendit.

Në xhirimet që ai ka bërë në këtë rrugë, shihen shenja të kafshëve që kanë kaluar aty, apo edhe ky kamion për të cilin thotë se ka qenë i ngarkuar me gjedhe të kontrabanduara.

Ai thotë se menjëherë ka njoftuar policinë por është zhgënjyer, duke thënë se ka informacione se policia është e përfshirë në këtë dukuri negative, përcjell Koha.net. Policia kufitare thotë se vitin e kaluar ka konfiskuar një numër të gjedheve dhe shpezëve të kontrabanduara, por jo në Istog.

Ndërkaq, nga Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë është bërë e ditur se vitin e kaluar janë dërguar nëpër gjykatat e kundërvajtjeve 82 raste të zënies së kontrabandës me gjedhe.


Shtohen shqetësimet për kontrabandën gjedheve... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...