Prokurorisë i kërkohet urgjentisht të tërhiqet nga aktakuza për terrorizëm ndaj 4 aktivistëve të VV-së [video]

16 Janar 2017 - 19:22      

Ekspertiza e ADN-së, ekspertiza e helmetave, armëve dhe llojit të eksplozivit të cilat dyshohet se u përdorën në gusht të vitit të kaluar kur u sulmua Kuvendi i Kosovës, po del të kenë mospërputhje të mëdha.

Forenzika nuk ka gjetur prova relevante që do të ndihmonin në ndriçimin e rrethanave lidhur me kryerjen e sulmit dhe marrjen e përgjegjësisë për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës.

Po ashtu, nuk përputhen armët e konfiskuara në familjet e të akuzuarve me mbetjet e eksplozivit i gjetur në vendin e ngjarjes. Ekspertiza e bërë helmetave sipas Forenzikës nuk ka vërtetuar se ato i përkasin ndonjërit prej të akuzuarve për terrorizëm.

E, për shkak të këtyre provave, avokatët mbrojtës po kërkojnë nga prokurori i rastit që të tërhiqet urgjentisht nga aktakuza.

Prokurori Abdurrahim Islami nuk ka pranuar të japë sqarime para kamerës lidhur me provat, për të cilat mbrojtja po pretendon se faktojnë se sulmi ndaj Kuvendit të Kosovës nuk ishte kryer nga aktivistë të VV-së por ai ka thënë se qëndron prapa aktakuzës.

Vetëvendosje përsërit se aktivistëve të tyre, kjo vepër penale iu montua. Prokuroria Speciale e Kosovës, i akuzon 4 aktivistët e VV-së për veprën penale të terrorizimit, ani pse në aktakuzë nuk është arritur të qartësohet se cili nga ta e ka kryer sulmin në Kuvendin e Kosovës.


Prokurorisë i kërkohet urgjentisht të tërhiqet... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...