“Ndalimi i trenit i parëndësishëm nëse nuk pasohet me veprime tjera” [video]

16 Janar 2017 - 19:14      

Ndalimi i hyrjes së trenit ilegal serb në Kosovë, shihet si hap i suksesshëm i institucioneve të Kosovës.

Por, kryeredaktori i gazetës “Koha Ditore”, Agron Bajrami, thotë se ky veprim mund të jetë i parëndësishëm nëse nuk merren hapa të tjerë, pasi Serbia po tenton të fusë nën kontroll atë pjesë. Hap të radhës e konsideron riformatimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Ndërsa, njohësi i çështjeve të sigurisë Naim Maloku, thotë se Kosova u tregua se është shtet me kthimin prapa të trenit serb, raporton KTV.

Opinionisti, Imer Mushkolaj, mendon se ishte i panevojshëm entuziazmi për shkuarjen e njësisë speciale në veri, ngase është detyrë e institucioneve të sigurisë që të ruhet sovraniteti i Kosovës.

Të shtunën Serbia tentoi të fusë trenin ilegal serb në Kosovë, por kjo u parandalua nga institucionet e Kosovës.


“Ndalimi i trenit i parëndësishëm nëse nuk... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...