16 Janar 2017 - 19:06
Madje, Rakiq ka thënë se nuk e kupton debatin e legjislativit kosovar për këtë çështje, ngase ndërtimi i këtij muri është projekt mes Prishtinës dhe Beogradit, i ndërmjetësuar nga BE-ja në Bruksel.
Prandaj, sipas tij, nëse autoritetet kosovare vendosin ta rrënojnë këtë mur njëanshëm, atëherë presin reagimin e Brukselit. Por, kryetari i komunës jugore, Agim Bahtiri, beson se muri në veri duhet të rrënohet, duke i bërë thirrje kryetarit Rakiq të ndërmarrë masa dhe të mos shkaktojë probleme.
Ndërsa, ministri i Mjedisit, Ferat Shala, i ka thënë KTV-së se Ministria i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, duke e respektuar legjislacionin në fuqi, si për nivelin lokal, ashtu edhe në atë qendror lidhur me rrënimin e murit në veri. Por nuk ka treguar se kur saktësisht do të rrënohet muri.
Komisionari për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, ka paralajmëruar Kosovën dhe Serbinë se po i rrezikojnë të arriturat e deritanishme, me tensionimin e situatës pas zhvillimeve të fundit.
“Apeli im është: Ata nuk duhet të rrezikojnë atë që tashmë është arritur gjatë dialogut dhe duhet të shikojnë përpara dhe jo mbrapa”, ka thënë Hahn të hënën, përpara një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel.
Hahn është përgjigjur edhe ndaj kërcënimeve të presidentit serb, Tomislav Nikoliq, i cili tha të dielën se nëse rrezikohen serbët e Kosovës, ai është i gatshëm që ta dërgojë edhe ushtrinë. “Kushdo që nuk sheh përpara, le të shohë mbrapa”, ka thënë shkurt Hahn.
Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përkrahur veprimin e institucioneve të Kosovës për t'i dërguar forcat speciale policore në pikën kufitare në veri, për ta parandaluar futjen e trenit ilegal serb. Zëdhënësja e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, J. Michelle Schohn, i ka thënë “Kohës Ditore” se e respektojnë të drejtën e Kosovës që të menaxhojë kufijtë e vet.
“SHBA-ja e ka njohur Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur që nga viti 2008 dhe ne e respektojmë të drejtën e Kosovës që të menaxhojë se kush dhe çka kalon nëpër kufijtë e saj. Na vjen mirë që të shtunën nuk kishte konfrontime në kufi”, ka thënë Schohn. Ajo më tej ka shtuar se SHBA-ja përkrah fuqishëm dialogun e moderuar nga BE-ja si mënyrën më të mirë për të ecur përpara në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...