Walker përkrah liderët politikë shqiptarë të Kosovës Lindore

16 Janar 2017 - 19:06      

William Walker, ambasadori që bëri kthesë historike për fatin e shqiptarëve Kosovës gjatë kohës së luftës, në fund të shekullit XX, me iniciativë të kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, në pamundësi për të vizituar përfaqësuesit shqiptarë në Kosovën Lindore, i ka takuar të njëjtin në Komunën e Gjilanit, me ç’rast është interesuar për gjendjen atje, për kushtet në të cilat jetojnë dhe për trajtimin që kanë nga shteti i Serbisë, duke kërkuar angazhim nga shteti Shqipërisë dhe ai i Kosovës për një vëmendje drejtë këtyre Komunave.

Walker pas takimit ka dhënë mbështetje dhe një porosi për udhëheqësit shqiptarë në raport me shtetin serb por edhe për politikën shqiptare në Kosovë.

“Pasi ka qenë e pamundur që unë të vizitoj përfaqësuesit shqiptarë në Kosovën Lindore, udhëheqësit e atyre Komunave sot po i takoj në Gjilan. Nga përvoja që kam me politikën serbe, kam vetëm një porosi, që njeriu duhet të ketë shumë kujdes kur dialogon dhe bënë çfarëdo marrëveshje me Serbinë. Unë dikur kam pasur të bëjë me një Serbi të udhëhequr nga Millosheviqi, gjërat kanë mundur edhe të ndryshojnë, por, këshilloj të gjitha palët që kanë punë me Serbinë – Beogradin, në marrëveshje me ta, thjeshtë të bëjnë shumë kujdes. Mirëpo duhet nënvizuar se dialogu përherë është i nevojshëm dhe i domosdoshëm”, ka thënë Walker, pas takimit me kryetarët dhe përfaqësuesit e Komunave të Kosovës Lindore.

“E njëjta vlen edhe për shtetin e politikën e Kosovës, në dialog me Serbin duhet kujdes, sepse Serbia është e tillë që në një anë dialogon, ndërsa në anën tjetër dërgon provokime si puna e trenit këtyre ditëve”, ka thënë ambasadori, duke potencuar që ai prej kohësh është i padëshiruar të vizitoj shtetin e Serbisë.

Kurse, kryetari i Këshillit Nacional për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Jonuz Musliu, ka thënë se me mikun e shqiptarëve, kanë biseduar për hallet, gjendjen në të cilën janë shqiptarët dhe trajtimin që kanë nga shteti Serb në këto tri Komuna.

“Ambasadorin Wolker sot e informuam për diskriminimin që bëhet ndaj shqiptarëve në Kosovën Lindore, për padrejtësitë që u bëhen shqiptarëve dhe nga ne ambasadori ka kërkuar unitet të përgjithshëm shqiptarë në Kosovën Lindore, që zëri ynë të jetë më i fuqishëm në kërkesat që kanë shqiptarët atje. Nevojë shumë e madhe është që të ketë një mbështetje të fuqishme të Prishtinës dhe Tiranës për shqiptarët në Luginë”, ka thënë mes tjerash Musliu. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...