Mustafa pret drejtuesit e MCC-së, që Kosovës vendosi t’i japë dhjetë fish më pak seç pritej

16 Janar 2017 - 18:26      

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim një delegacion të lartë nga agjencia qeveritare amerikane Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), i kryesuar nga James Gerard, Drejtor Menaxhues i Programeve “Threshold” në MCC në Uashington.

Në takim ishin të pranishëm ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, drejtori i Misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope, udhëheqësja e ekipit të MCC-së në Kosovë, Sarah Olmstead, si dhe ekipi vendor i zyrës së MCC-së në Kosovë, koordinatori nacional, Petrit Selimi dhe ekonomisti kryesor, Alban Zogaj.

Në takim është biseduar lidhur me procesin e implementimit të programit “Threshold”, si dhe detajet e koncept projekteve që janë duke u zhvilluar. Kryeministri Mustafa shprehu mbështetjen e mëtejshme për ekipin e angazhuar në zhvillimin e programit “Threshold”.

Drejtori menaxhues i programeve të “Threshold” të MCC-së në Uashington, James Gerard, ka falënderuar kryeministrin Mustafa për mbështetjen që po i jep ekipit të MCC-së në Kosovë.

Kujtojmë se Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC) e kishte përjashtuar Kosovën nga programi “Compact”, që ofronte mundësinë e thithjes së qindra milionë dollarëve brenda pesë vitesh. Kjo, për shkak të shkallës së lartë të korrupsionit në vend, shkruante Koha Ditore.

Vendimi është marrë një ditë më parë në Washington, ku e ka selinë kjo agjenci e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në njoftimin e publikuar në uebfaqen e MCC-së, theksohet se Kosova është ulur në një kategori më poshtë.

Në atë “MCC threshold”. Programi ku ka rrëshqitur Kosova është afatshkurtër dhe me fonde shumë të kufizuara, e që kryesisht shërben për t’i ngritur vendet të mbërrijnë në programin “Compact”.

“Bordi përzgjodhi Kosovën dhe Timorin Lindor për t’i zhvilluar programet hyrëse të MCC-së dhe ripërzgjodhi Togon për të vazhduar në zhvillimin e programit të vetë hyrës”, thuhet në njoftimin e MCC-së, që është publikuar të mërkurën. “Programi i pragut më të vogël i jep MCC-së mundësinë që të punojë me vendet në mënyrë specifike në reformat politike dhe institucionale”.

Kjo ishte një goditje që kishte marrë shteti, si pasojë e përhapjes në shkallë endemike të dukurisë së shpërdorimit të detyrës zyrtare për qëllime përfitimi.
 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...