Çka do të përmbajë Pakoja e re Fiskale

16 Janar 2017 - 17:34      

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, në një takim të zhvilluar bashkë me drejtorin e Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës, Arian Zeka, kanë diskutuar Pakon Fiskale 2.0.

Hoti tha se me Zekën kanë diskutuar gjerësisht për masat që planifikojmë ndërmarrim së shpejti dhe pranuam propozime të reja gjithashtu.

Këto masa, sipas Hotit, përfshijnë:

- Zgjerimi i listës së lëndëve të para që lirohen nga tatimi doganor;

- Heqja e normës së akcizës në mazut për qëllime prodhimi;

- Ndryshim/plotësimi i listës së produkteve që i nënshtrohen normës 0 për qind apo normës së reduktuar 8 për qind të TVSH-së;

- Udhëzimi Administrativ për Pushimet Tatimore;

- Nxjerrja e akteve ligjore për kushtet e veçanta të evidentimit, kontrollit dhe shënjimit të miellit, i cili vendoset në qarkullim të lirë në tregun e Republikës së Kosovës;

- Nxjerrja e akteve ligjore për kushtet për njohjen e humbjeve nga prishja, avullimi apo humbja e peshës së naftës dhe produkteve të saj;

- Krijimi i kodeve doganore për disa produkte, sipas praktikave të BE-së.

“Falënderoj Drejtorin Ekzekutiv Arian Zeka dhe kompanitë që ishin prezent për gatishmërinë për të diskutuar për këto reforma dhe për përkrahjen e vazhdueshme që i japin Ministrisë së Financave”, ka thënë në fund Hoti. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...