Wallker pritet nga drejtuesit e Nismës

16 Janar 2017 - 17:25      

Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker, është pritur nga drejtuesit e Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi.

Zyrtarët e këtij subjekti politik kanë biseduar me Walkerin për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe për problemet me të cilat po ballafaqohet Kosova kohës së fundit.

Ky është postimi i Nismës për takimin e ambasadorin Wallker:

Sot së bashku me kryetarin e Këshillit Kombëtar z. Jakup Krasniqi patëm kënaqësinë ta takojm mikun tonë, mikun e madh të Kosovës, Ambasadorin Wiliam Wallker.

Me ambasadorin Wallker diskutuam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe për problemet me të cilat po ballafaqohet Kosova.

I shprehëm mirënjohje ambasadorit Wallker për rolin e tij në të gjitha fazat e zhvillimeve në Kosovë, e posaçërisht për kohën kur ai ishte vënë në anën e së drejtës, duke mbrojtur viktimat e pafajshme të Reçakut në janarin e vitit 1999 dhe duke i klasifikuar sulmin kundër tyre, si krim kundër njerëzimit.

Ambasadori Wallker me deklaratën e tij pati kthyer fuqishëm vëmendjen e opinionit ndërkombëtar për krimet që po bëheshin në Kosovë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...