OSHP-ja gjen shkelje ligjore në tenderin e MPB-së për orendi të reja [Dokument]

16 Janar 2017 - 16:41      

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) me anë të një vendimi, i ka anuluar Ministrisë së Punëve të Brendshme tenderin për furnizim me mobile, ngase sipas vendimit të panelit shqyrtues ka pasur shkelje të nenit 65 i ligjit të Prokurimit Publik (LPP).

Pas reagimit nga pala ankuese, e cila ka pretenduar se Ministria e Punëve të Brendshme gjatë procesit të vlerësimit të ofertave ka bërë shkelje të Ligjit të Prokurimit Publik, ekspertja e shqyrtuese i ka rekomanduar Panelit shqyrtues që të aprovojë si të bazuar ankesën e operatorit ekonomik ankues, ndërsa MPB të anulojë njoftimin për dhënie të kontratës së autoritetit kontraktues.

Paneli shqyrtues bazuar në të gjeturat e ekspertes shqyrtuese sqaron se qëndron pretendimi i operatorit ekonomik ankues.

“Pretendimi i operatorit ekonomik ankues ku thuhet se autoriteti kontraktues ka bërë shkelje të nenit 65, Paneli shqyrtues bazuar në të gjeturat e ekspertes shqyrtuese sqaron se qëndron pretendimi i operatorit ekonomik ankues, për faktin se operatori ekonomik ankues është eliminuar nga pjesëmarrja në aktivitetin e prokurimit duke u thirrur në kontratën paraprake, të cilën kontratë MPB e ndërprerë në mënyrë të një anshme, ndërsa në bazë të nenin 65 të LPP-së, një operator ekonomik nuk mund të përjashtohet nga pjesëmarrja në një aktivitet të prokurimit apo nga ekzekutimi i kontratës, pa një konstatim nga gjykata kompetente apo dëshmi me shkrim nga ndonjë institucion kompetent që verifikon gjendjen siç thuhet në paragrafin 4 pika 4.3 të nenit 65 të LPP-së”, thuhet në vendimin e Panelit.

MPB përmes një parashtresës me shkrim ka njoftuar panelin shqyrtues se nuk pajtohet me raportin e ekspertizës më datë 16 dhjetor 2016.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...