Foto: Koha / ilustrim

Cilësia e ajrit nën çdo nivel

16 Janar 2017 - 16:24      

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, raporton se cilësia e ajrit në vendin tonë, ditëve të fundit ka tejkaluar vlerat kufitare ditore.

Përmes një njoftimi për media, ky institut bën me dije se bazuar në matjet e fundit, nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit, është vënë re se “gjatë ditëve të fundit janë paraqitur tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10”.

“Vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50ug/m3, ndërsa gjatë këtyre ditëve vlera maksimale e mesatares ditore është shënuar me date 13.01.2017 e cila ka arritur në vlerën 93.5µg/m3, ndërsa ditëve të tjera kemi pas koncentrime me të ulëta”, thuhet në raportin e IHMK-së, raporton Koha.net.

Për informata më të detajuara, shih tabelën në vijim:

IHMK thekson më tej se përqendrime të larta janë paraqitur edhe me ndotësin PM2.5 i cili ka arritur vlerën maksimale e mesatares ditore po të njëjtën ditë dhe në të njëjtin lokacion, nga ku arrin vlerën në 92.3µg/m3.

Shënim: # Vlerësimi i përqendrimit të grimcave PM 2.5 në përputhshmëri me standardet e kualitetit të ajrit bëhet duke u bazuar në vlerën vjetore. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...