Përgatitje për testin e PISA 2018

16 Janar 2017 - 15:51      

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami zhvilloi një takim konsultativ me Grupin iniciues të ekspertëve për vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve “PISA”, njofton kumtesa nga MASHT, transmeton Koha.net.

Bajrami, ndër të tjera tha se, rezultatet e testit PISA 2015 duhet të na shërbejnë për reflektim dhe mobilizim të të gjithëve në Republikën e Kosovës, në mënyrë që në testin e ardhshëm PISA 2018 të kemi rezultate më të mira.

Për ta arritur këtë, theksoi Bajrami, kërkohet punë dhe përkushtim më i madh i mësimdhënësve, nxënësve, prindërve dhe institucioneve lokale e qendrore arsimore. Prandaj, nisur nga kjo, Ministri do ta themelojë Grupin e punës në përbërje të ekspertëve vendorë e ndërkombëtarë, të cilët pas studimit dhe analizimit të plotë të këtij procesi do ta hartojnë Planin e veprimit për vitin 2018 dhe në vazhdim.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...