16 Janar 2017 - 15:32
Në këtë takim, ministri Hoxhaj ka thënë se treni propagandues që Serbia ka dashur ta fusë në Kosovë nuk është ngjarje e izoluar por pjesë e një politike agresive dhe të zgjeruar të Serbisë në raport me Kosovën. Por sipas tij, Kosova do t’i përgjigjet kësaj politike të papranueshme, transmeton Koha.net.
“Treni nuk është një ngjarje e izoluar, por është pjesë e një politike agresive dhe të zgjeruar të Serbisë në raport me Kosovën, të cilës Kosova do t’i përgjigjet duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të saj”, ka thënë Hoxhaj.
Sipas Hoxhajt, Serbia ka zgjeruar gamën e provokimeve në raport me Kosovën dhe institucionet e Kosovës janë të shqetësuara për situatën në veri të vendit.
MPJ nëpërmjet një komunikate, qëllimi i këtij takimi ishte informimi i vendeve mbështetëse të Kosovës për provokimet dhe sjelljet destruktive të Serbisë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...