Hapet ekspozita me dëshmi nga krimet e luftës në Gjakovë [Pamje të rënda, kujdes]

16 Janar 2017 - 15:06      

Në kuadër të bashkëpunimit me Institutin e Hulumtimeve për Krimet e Luftës në Kosovë, Shkëndije Hoda, veterane e UÇK-së, ish oficere në TMK dhe bashkëpunëtore e Institutit, hap ekspozitën me fotografi nga krimeve të luftës në komunën e Gjakovës gjatë viteve 1998-1999.

Në një prononcim për KosovaPress, Shkëndije Hoda tha se të gjitha fotografitë në këtë ekspozitë janë mbledhur nga vetë ajo. “Shumicën e fotografive, përfshirë fotot nga masakrat, djegiet, etj., i kam bërë vetë, në bashkëpunim me ish nënoficerët e TMK-së, Bashkim Hoxha, Afrim Dobruna, Mimoza Shala e Besfort Katona. Ndërkohë fotografitë e kriminelëve serb i kemi marrë/gjet në shtëpitë e serbëve...”, tregon Hoda.

Ekspozita hapet të martën, datë 17 janar, nga ora 11:00, dhe do të jetë e hapur deri ditën e premte, datë 20 janar, në hollin e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi, në Gjakovë. Gjakova është dëshmitare e përjetimeve të krimeve gjatë luftës së fundit në Kosovë, 1998-1999.

Kjo ekspozitë paraqet fotografi reale nga masakrat, djegiet dhe dëmet në komunën e Gjakovës, ndërkohë që ka të faktuara edhe fotografi të kriminelëve të luftës, pjesëmarrës në masakrat e shumta në gjithë territorin e Gjakovës.

Ekspozita është e ndarë në tre pjesë:

1. Masakrat e kryera në popullatën e Komunës së Gjakovës,

2. Djegiet dhe shkatërrimet e pronave dhe trashëgimisë kulturore, dhe

3. Fotot e kriminelëve serb, pjesëmarrës në luftë në Komunën e Gjakovës.

KosovaPress sjell disa nga fotografitë që sot janë duke u vënë në murin ekspozues në Pallatin e Kulturës në Gjakovë, i cili nga nesër pret vizitorët e interesuar.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...