Foto: Koha / ilustrim

Më 17 shkurt seancë solemne për Ditën e Pavarësisë së Kosovës

16 Janar 2017 - 14:42      

Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, sot vendosi që më 17 shkurt 2017 të mbahet seancë solemne, në shënim të 9-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, njofton kumtesa nga Kuvendi, transmeton Koha.net.

Në mbledhjen u shqyrtoi edhe një varg çështjesh të tjera. Kështu, u ngarkua komisioni përkatës funksional që të shqyrtojë Projektligjin për plotësimin e Ligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, si dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-158, të proceduara nga qeveria, pas kërkesës së Kuvendit për mendim.

Në vazhdim, Kryesia u njoftua me procedimin në Kuvend nga ana e Qeverisë, të Programit Legjislativ për vitin 2017 dhe vendosi që i njëjti t’u shpërndahet të gjithë deputetëve. Kryesia kërkoi nga komisionet e Kuvendit që deri më 27 janar të dorëzojnë planet e tyre të punës për këtë vit, të hartuara konform këtij programi.

Më pas, Kryesia shqyrtoi dhe miratoi Raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për nëntëmujorin e vitit 2016, konform rekomandimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa. U miratua, gjithashtu, kërkesa e Komisionit për Punë të Jashtme për mbajtjen e Samitit të kryetarëve të komisioneve për Punë të Jashtme të vendeve të BE-së dhe Ballkanit, i cili planifikohet të mbahet në Prishtinë, nga 19-22 shkurt 2017.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...