16 Janar 2017 - 14:26
“Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet në pajtim me Kushtetutën e Kosovës, ligjeve në fuqi dhe planit operacional, për të garantuar rendin kushtetues, sigurinë e përgjithshme, në rastin konkret për parandalimin e qarkullimit të trenit ilegal nëpër territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e Policisë së Kosovës.
Në Beograd dëgjohet edhe kjo: Prishtina e ka në plan pushtimin e veriut!
Në komunikatë sqarohet edhe njëherë se policia e Kosovës nuk ka vendosur kurrfarë eksplozivi në binarët e trenit, transmeton KTV.
“Policia e Kosovës me të gjitha njësitet e saja relevante ka ndërmarrë veprimet me qëllim të identifikimit dhe sqarimit të rrethanave të krijuara, mirëpo nuk ka hasur në asnjë mjet shpërthyes në dhe përgjatë hekurudhës në territorin e Republikës së Kosovës”, theksohet në reagimin e Policisë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...