Molliqaj me fakte të reja që thotë se dëshmon pafajësinë e aktivistëve të VV-së të akuzuar për terrorizëm

16 Janar 2017 - 13:50      

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje Dardan Molliqaj ka publikuar një dokument nga Agjencioni Kosovar i Forenzikës me anë të së cilit pretendohet se të gjitha pajisjes që u janë sekuestruar aktivistëve të VV-së për terrorizëm nuk janë gjetur prova që ndërlidhin me sulmin e tyre në Kuvendin e Kosovës më 4 gusht të vitit të kaluar.

“Agjensioni Kosovar i Forenzikës nga analizimi i të gjitha pajisjeve që u janë sekuestruar aktivistëve të akuzuar për terrorizëm, nuk ka gjetur asnjë provë që do të dëshmonte lidhjen e tyre me sulmin në Kuvend. Pajisjet e sekuestruara të aktivistëve nuk u janë kthyer ende”, shkruan Molliqaj në Faebook.

Sipas kjo dëshmon se bastisjet e aktivistëve dhe paraqitja bombastike mediale, kanë qenë montime politike.

“Kjo dëshmon që bastisjet e aktivistëve dhe paraqitja bombastike mediale e pajisjeve të tyre gjoja si prova, kanë qenë montime politike për efekte mediale. Ditëve në vijim do të publikoj edhe faktet e tjera të dokumentuara që dëshmojnë se aktivistët e arrestuar tash e 136 ditë po mbahen politikisht dhe pa asnjë provë”, thotë ai.

Molliqaj me fakt që thotë se dëshmon pafajësinë e 4 aktivistëve të akuzuar për terrorizëm

Gjashtë aktivistë të Vetëvendosjes ishin shpallur si të dyshuar nga Policia e Kosovës për sulmin me granatë ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në 4 gusht. Tre po mbaheshin në paraburgim, në mesin e të cilëve edhe Astrit Dehari që vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren më 5 nëntor, në ditën e 68 të paraburgimit. Vdekja e tij mbetet ende e pasqaruar.

Në anën tjetër Prokuroria ka ngritur aktakuzë për terrorizëm kundër Frashër Krasniqit, Adea Batushës, Atdhe Arifit dhe Egzon Halitit. Petrit Ademi është liruar nga akuzat, për shkak të provave, ndërsa hetimet kanë pushuar edhe për të ndjerin Astrit Dehari.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...