Foto: Ilustrim

Rinis procesi mësimor në të gjithë Shqipërinë

16 Janar 2017 - 12:53      

Ka rinisur procesi mësimor në të gjitha shkollat e vendit, pas një ndërprerjeje për të parandaluar përhapjen e virusit të gripit.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, e nisi ditën e saj të punës në shkollën “Adem Haxhia”, në Postribë të Shkodrës.

“Mbështetja për mësuesit ka qenë e do të jetë prioriteti i punës sonë të përditshme. Mësuesi meriton mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, pasi në punën e tyre është mbështetur suksesi i arsimit. Ne do prekim nga afër në 12 qarqet e vendit problematikat e arsimit”, citon TCH deklaratën e Nikollës, e cila shtoi se “zëvendësimi i orëve të humbura nis nga muaji mars”.

Më tej, Nikolla foli edhe për sistemin e pranimeve nëpër universitete.

“Sistemi i pranimeve në universitet do të përsoset, MAS do të japë të gjithë asistencën e saj që maturantët të jenë të qartë për kriteret e pranimit në universitet. Këto ditë, universitetet finalizojnë kriteret e pranimit dhe do të kenë ditë të dedikuara për kriteret e pranimit, çdo maturant do të ketë një faqe komunikimi me universitetet”, tha Nikolla. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...