Si u evitua lufta në Kosovë, sipas Vuçiqit

16 Janar 2017 - 12:47      

Sikur mos ta kishim tërhequr trenin dhe sikur të mos i lusnim serbët e veriut që të tërhiqeshim, do të kishim pasur konflikte dhe luftë, ka thënë kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq, transmeton Koha.net.

Duke treguar pse treni nga Beogradi nuk ka arritur në Mitrovicë, ai veprimin e Prishtinës e ka vlerësuar në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit dhe me NATO-n.

”Për ardhjen e njësive të armatosura në veri ka qenë i domosdoshëm pajtimi me bashkësinë vendore dhe leja nga NATO. A e kanë pasur lejen nga NATO, nuk e di, por pajtimin e serbëve të veriut të Kosovës me siguri nuk e kanë pasur”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka shtuar se “ne kemi mundur ta lëmë trenin të futet brenda, por do të kishte pasur të vdekur në të dy anët” dhe duke thënë se “mençuria jonë e evitoi konfliktin”.

Kryeministri serb i cili në dukjen e trenit nuk ka parë ndonjë mëkat, ka thënë se për pamjen e tij kishte marrë vesh duke e dëgjuar deklaratën e Marko Gjuriqit.

Vuçiq ka folur kështu në debatin e TV Pink që u karakterizua me polemikën e tij me kryetaren e Qendrës për studime euroatlantike Jelena Miliq e cila e braktisi studion pasi Vuçiq i tha se “po lufton kundër interesave të Serbisë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...