16 Janar 2017 - 12:01
Ai me këtë rast ka theksuar se, në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës sot ka filluar gjysmëvjetori i dytë me një javë humbje dhe se Ministria e Arsimit do të bëjë planin e kompensimit të kësaj vonese për shkak të situatës klimatike dhe rreziqeve nga gripi.
Bajrami e ka vlerësuar shumë të rëndësishëm fillimin e këtij gjysmëvjetori, sa i përket mobilizimit të përgjithshëm të shkollave, të mësimdhënësve, nxënësve dhe drejtorëve për të ngritur cilësinë.
Duke folur edhe për ngritjen e pagave për mësimdhënësit e përkushtuar në ngritjen e cilësisë në arsim, Bajrami tha se këto ditë do të vendosim edhe një sistem të stimulimit të mësimdhënësve përmes pagave.
Arbërie Nagavci, bëri të ditur se në komunën e Prishtinës ka filluar mësimi në të gjitha shkollat dhe se gjatë periudhës së pushimeve është themeluar ekipi komunal për sigurimin e cilësisë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...