Foto: Koha / Protesta e serbëve në veri

Në Beograd rikthehet fraza “250 mijë serbët e shpërngulur nga Kosova”

16 Janar 2017 - 12:25      

Në korin verbal kundër Kosovës është rikthyer edhe Aleksandar Vulin.

Ish – shefi i dikurshëm i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën ka ripërmendur shifrat e rreme të Beogradit për numrin e serbëve që e kanë braktisur Kosovën, me vetë dëshirë ose duke dashur t’i ikin peshës së fajësisë për ato që kanë bërë në Kosovë, transmeton Koha.net.

Vulin, sipas asaj që përcjell b92, ka theksuar “se nga Kosova janë dëbuar 250 mijë serbë, janë djegur shumë kisha e janë vrarë mbi 1 mijë serbë”.

Beogradi pohon se në Kosovë janë mbi 100 mijë serbë dhe sipas këtij hesapi në Kosovë kanë qenë rreh 400 mijë serbë, që asnjë statistikë nuk e di të tillë.

Të gjitha këto ai i thotë pa përmendur se Serbia ka larguar nga trojet e tyre mbi 1 milion shqiptarë, se ka vrarë mbi 14 mijë sish, se ua ka djegur mbi 100 mijë shtëpi, se në Serbi ende ka varreza me trupa shqiptarësh të vrarë në Kosovë nga forcat terroriste serbe.

Vulin në fund ka thënë se serbët në Kosovë i mbron Beogradi, rezoluta 1244 dhe lufta heroike për liri e serbëve në Kosovë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...