MSH paralajmëron bartje përgjegjësish 5 odave profesioniste shëndetësore

16 Janar 2017 - 11:52      

Prishtinë, 16 janar - Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, me bashkëpunëtorë priti sot drejtuesit dhe përfaqësuesit e odave të profesionistëve shëndetësor të Kosovës.

Në këtë takim, sipas njoftimit për medie, u bisedua për planet e Ministrisë dhe të odave për fuqizimin e këtyre institucioneve, sfidat që i presin gjatë këtij viti, përgatitjet për bartjen e kompetencave të ndryshme shtesë dhe aspektet teknike të funksionimit më të mirë të tyre, transmeton Koha.net.

Ministri Rrahmani tha se MSh-ja është e interesuar që sa më shumë përgjegjësi t’u barten odave në përputhje edhe me gatishmërinë e tyre për t’i marrë ato dhe theksoi rëndësinë e një bashkëpunimi të ngushtë me qëllim të ushtrimit të plotë të përgjegjësive ligjore nga ana e odave.

Nga korriku i vitit të kaluar, shumica e odave i kanë marrë përgjegjësitë për çështjet etike dhe edukimin e vazhduar profesional, derisa licencimi dhe ri-licencimi i profesionistëve është proces që ushtrohet së bashku, ndërkohë që, gjatë këtij viti, përgjegjësi të reja pritet t’u barten të pesë odave të profesionistëve shëndetësor në Kosovë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...